Bota

Mobilizimi ushtarak/ Putini “braktiset” nga rrethi i ngushtë, asnjë reagim nga autoritetet ruse

Zyrtarët që punojnë për administratën lokale të Moskës, dhe autoritetet federale në kryeqytet, janë duke i ikur mobilizimit të pjesshëm ushtarak, sipas disa raportimeve në media.

“Në disa departamente të administratës lokale, numri i punëtorëve meshkuj që kanë ikur nga Rusia ka arritur në 20 deri në 30 për qind të të gjithë stafit”, ka raportuar faqja, Vyorstka.

Specialistët e teknologjisë informative, në veçanti, kanë ikur në Kazakistan, Kirgizi, Taxhikistan dhe Uzbekistan, ka thënë kjo faqe.

Lexo më shumë  DW: Ekonomia gjermane nuk po del nga stanjacioni

Kjo për faktin se shumë shërbyes civilë, sidomos në nivel administrativ, nuk kanë imunitet nga thirrjet e tilla, pasi nuk konsiderohen “staf i domosdoshëm”, është thënë mes tjerash në raportime. Vdekja e udhëheqësit të një departamenti të qytetit të Moskës, në Ukrainë ditë më parë pas mobilizimit të pjesshëm të Rusisë përveç bërjes lajm nëpër media, ka krijuar panik edhe në mesin e kolegëve.

Në raportime është thënë se eksodi ka paralizuar punën e disa departamenteve, kryesisht ato të shëndetësisë dhe edukimit. Edhe institucionet tjera është thënë se kanë ndjerë mungesën e stafit.

Zyrtarë politikë dhe ushtarakë u kanë premtuar shumë punëtorëve se do të përjashtohen nga thirrja, sidomos ekspertët e teknologjisë informative.

Megjithatë, vërtetimi i një statusi të tillë përbën proces të gjatë burokratik. Autoritetet ruse nuk kanë komentuar zyrtarisht raportimet për ikjet e zyrtarëve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar javë më parë mobilizim të pjesshëm ushtarak për të ndihmuar në luftën e nisur në Ukrainë. Sipas zyrtarëve ushtarakë, thirrja për mobilizim u është dërguar 300.000 personave. /REL/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *