Lajme

Escobar rezerva për amnistinë fiskale në Shqipëri: Kemi shqetësime

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, që mbulon politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë për Zërin e Amerikës foli për amnistinë fiskale.

Zyrtari amerikan u shpreh se SHBA ka disa shqetësime të cilat i kanë diskutuar me qeverinë shqiptare bashkë me propozimet përkatëse.

“Po edhe ne kemi disa shqetësime. I kemi diskutuar ato me qeverinë e Shqipërisë. Do t’i bëja thirrje qeverisë së Shqipërisë t’i dëgjojë këto zëra dhe ta përshtatë qasjen ndaj amnistisë fiskale që të jetë në përputhje me standardet globale dhe me kërkesat e BE-së”, u shpreh Escobar për VOA.

Lexo më shumë  Haxhiu: Shtëpia e nënës Ferdonije na kujton sa i lartë ishte çmimi i lirisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se projektligji i amnistisë fiskale, ka një listë shumë të gjatë të përjashtimeve të atyre individëve, të cilët nuk përfitojnë.

Në një intervistë pak kohë më parë, Ibrahimaj u shpreh se përmes kësaj liste, do të sigurohet që paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale, të mos amnistohen.

Ibrahimaj tha se çdo person i cili kërkon të amnistojë paratë, duhet të aplikojë duke bërë një plotësuar një format vetëdeklarimi.

Lexo më shumë  “Punët për Shqipërinë”, Rama në fushatë për të mbuluar dështimet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *