Bota

Sunak mban fjalimin e parë si kryeministër: Do nxjerr anglezët nga kriza ekonomike!

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Rishi Sunak premtoi të bashkojë kombin “përballë një krize të thellë ekonomike”. Sunak u shpreh se qeveria e tij nuk do t’i lërë brezat e ardhshëm me një borxh për të paguar dhe premton të bashkojë vendin.

“Unë do të vendos stabilitetin ekonomik dhe besimin në qendër të agjendës së kësaj qeverie. Kjo do të thotë se do të vijnë vendime të vështira”, tha ai.

Sunak shprehu vlerësimet për paraardhësen e tij Truss.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“Dua të vlerësoj paraardhësen time Liz Truss. Ajo nuk gaboi që donte të përmirësonte rritjen në këtë vend. Është një synim fisnik. Dhe e admiroja shqetësimin e saj për të krijuar ndryshim. Por u bënë disa gabime, jo të lindura nga vullneti i keq apo qëllimet e këqija. Krejt e kundërta, në fakt. Por gjithsesi gabime. Dhe unë jam zgjedhur kryetar i partisë sime dhe kryeministër tuaj, pjesërisht për t’i rregulluar ato.”, tha Sunak.

Sunak gjithashtu iu referua punës së tij gjatë COVID dhe skemës së pushimit, e cila shpëtoi bizneset.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

“Më patë gjatë COVID duke bërë gjithçka që mundja për të mbrojtur njerëzit dhe bizneset me skema si pushimi. Ka gjithmonë kufizime, më shumë tani se kurrë. Por unë ju premtoj këtë, unë do të sjell të njëjtën dhembshuri për sfidat me të cilat përballemi sot.

Qeveria që unë drejtoj nuk do ta lërë brezin e ardhshëm, fëmijët dhe nipërit tuaj, me një borxh për të shlyer që ne ishim shumë të dobët për ta paguar vetë.”, u shpreh kryeministri i ri i Britanisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *