Bota

Me rusë të vrarë e tanke të shkatërruara, Ukraina feston suksesin në ofensivë

Blogu ukrainas “UkrArmyBlog”, publikoi të martën pamje të forcave ruse që u vranë në ofensivën e fundit.

Në pamje shihen disa tanke ruse të shkatërruara nga ushtria ukrainase, derisa mbi tanke u panë edhe të paktën dy ushtarë të vrarë.

“Pajisjet e shkatërruara të armikut. Pushtues të vdekur. Fitorja sigurisht se do të vijë. Lavdi Ukrainës”, thuhet në njoftimin në Twitter.

Lexo më shumë  Analizë e re e luftës në Ukrainë - humbjet ruse janë shumë më të mëdha sesa mendohej

Luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë kanë vazhduar edhe gjatë së martës.

Ushtria ukrainase u lavdërua për ofensiva të suksesshme në Kherson e Kharkiv. Presidenti Volodymyr Zelensky, tha se pos në këto dy rajone, ofensivat do të vazhdojnë edhe në zona tjera “deri në çlirim të plotë”.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Ish-shefi i MI6, Moore: Ukraina tejkaloi pritshmëritë tona, mbivlerësuam rusët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *