WhatsApp bie nga sistemi
WhatsApp ka rënë nga sistemi në një ndërprerje të madhe që ndikon në aplikacionin e komunikimit.
Nëse po përpiqeni të përdorni ueb-in e WhatsApp-it, do të shihni një mesazh që shkruan “sigurohuni që kompjuteri juaj të ketë lidhje aktive interneti”.
Ndërkohë në telefon si duket mesazhet nuk i arrijnë recipientëve, transmeton Telegrafi.
Downdetector ka regjistruar më shumë se 60 mijë raporte për probleme me shërbimin, por kompania mëmë e WhatsApp, Meta ende nuk ka reaguar për problemet.
Problemet me WhatsApp si duket kanë prekur përdoruesit në mbarë botën.
Kjo është ndërprerja e parë e madhe e WhatsApp që kur shërbimi doli nga sistemi si pjesë e një ndërprerjeje masive që rrëzoi nga sistemi gjithashtu edhe shërbimet si Instagram, Messenger, Oculus dhe Facebook vitin e kaluar.
Kjo ndërprerje zgjati gati gjashtë orë para se të zgjidhej dhe WhatsApp të ishte përsëri në linjë. Meta, i njohur si Facebook në atë kohë, tha se ndërprerja e madhe ishte për shkak të një ndryshimi të konfigurimit në ruterat e tij.
Për momentin, Instagrami, Messengeri dhe Facebook janë duke funksionuar mirë, është vetëm WhatsAppi që nuk funksionon.
Rruga Press