Parashikimi i motit për sot në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë
Shqipëria
Deri në orët e mesditës territori Shqiptar do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, ndërsa kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat e thella malore.
Por në orët vijuese pritet që vranësirat herë pas here të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.
Parashikohet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve në orët e para të ditës në pothuajse të gjithë territorin.
Por mesdita dhe pasditja kryesisht sjellin kalime të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.
Maqedonia e Veriut
Zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të diktojë motin edhe në MV duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë paradites.
Ndërsa orët vijuese do të sjellin kalime të paka të vranësirave më të dukshme në zonat Lindore.
Rajoni dhe Evropa
Evropa Jugore do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku në gadishullin Iberik parashikohet që herë pas here vranësirat të zhvillohen duke sjellë rrebeshe të përkohshme.
Ndërsa vranësirat e shpeshta do të jenë mbizotëruese në Qendër dhe Veri të kontinentit duke gjeneruar reshje shiu.
Po ashtu me vranësira të shumta por me reshje në formë dëbore paraqitet Evropa Lindore.
Rruga Press