Lajme

Rritet kostoja e koncesioneve, në 2024 shkon 130 mln euro

Kostoja totale e koncesioneve për vitin 2022 do të shkojë në mbi 110 milionë euro.

Për këtë vit janë 11 kontrata partneriteti publik-privat aktive. Shuma që kompanitë kanë përfituar nga buxheti i shtetit është 4 për qind më e lartë se viti i kaluar.

Për 2021, planifikimi në buxhetin fillestar ishte 111 milionë euro. Por, pagesat rezultuan rreth 15 milionë euro më pak nga pezullimi i pagesave për disa kontrata për shkak të pandemisë.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Në 2024, qeveria planifikon të paguajë 130 milionë euro kompanitë e koncesioneve. Një pjesë e mirë për këtë rritje shkon për koncesionet e reja, që janë parashikuar në buxhet për t’u dhënë në vitin e ardhshëm.

Relacioni shoqërues i projektbuxhetit thotë se kostoja vjetore e koncesioneve do të mbetet në nivelin 2.5 përqindëshit të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa kostoja total e tyre është rreth 36 për qind e GDP-së.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *