Lajme

Mbledhja e parë e Këshillit të GVV-së, Kurti: Gratë në partinë tonë gjithmonë kanë pasur angazhim të dyfishtë

Lëvizja Vetëvendosje, sot, ka mbajtur mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm të “Gratë për Vetëvendosje”.

Kryeministri, Albin Kurti, njëherësh edhe kryetari i partisë tha se është i bindur se fuqizimi i grave do të thotë fuqizim i shoqërisë dhe se avancimi i të drejtave të grave është avancim i të drejtave njerëzore.

Madje, Kurti tha se gratë anëtare dhe aktiviste të VV-së gjithmonë kanë pasur angazhim të dyfishtë.

“Gratë anëtare dhe aktiviste të Vetëvendosjes gjithnjë e kanë pasur angazhimin e dyfishtë, sa me politika të përgjithshme po aq edhe me ato gjinore sepse që në krye të herës është kuptuar që shoqëria patriarkale e ndrydh së pari gruan. Edhe tani me organizimin e GVV-së do ta keni angazhimin e dyfishtë sa në GVV, po aq edhe në Lëvizjen Vetëvendosje dhe për këtë më vjen keq, por jam i bindur se gratë do t’ia dalin me kauzat e tyre sepse edhe ne do t’i ndihmojmë pa kursim”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Abrashi: LVV s’i ka votat për presidentin, opozita po e mban peng procesin

“Unë si kryetar i LVV dhe si kryeministër angazhohem pa kursim për krijimin e Republikës sonë vend të barabartë e të drejtë”.

Ndërsa kryetarja e GVV-së, Albulena Haxhiu, tha se “Gratë për Vetëvendosje” ka ardhur si nevojë për angazhim dhe organizim edhe më të fuqishëm të grave, për ta ndryshuar gjendjen së pari brenda Lëvizjes e pastaj kjo do të ketë edhe impakt të madh edhe në shoqëri.

“Si GVV, do të jemi të pakompromis kur vjen fjala tek barazia gjinore. Me strukturat dhe me anëtarësinë e GVV-së do të punojmë që të avancohemi si gra, të gjitha së bashku. Anëtarësimi i grave dhe vajzave në GVV e në Lëvizje është kryeproriteti jonë, andaj duhet të angazhohemi aktivisht që të rrisim anëtarësinë me gra”, tha kryetarja Haxhiu.

Lexo më shumë  Euronews akuzohet për “shkelje të qartë të integritetit editorial” për zgjedhjet në Hungari

“Gratë në politikë, duhet të jenë mundësia për përmirësimin e gjendjes së vajzave dhe grave, derisa gratë e papunësuara dhe punëtore duhet të trajtohen me dinjitet. Në shtëpi dhe në vendin e punës, në lagje, fshat e qytet, gjatë ndarjes së trashëgimisë e me regjistrim të pasurisë në emër të grave, në konkurset qoftë në nivel qendror apo privat”.

Në mbledhjen e sotme konstituive Këshilli i organizatës Gratë për VETËVENDOSJE! zgjodhi strukturat e saj në nivelin qëndror ku Kryesuese e Këshillit të GVV-së u zgjodh, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ndërsa zëvendëskryesuese, Violeta Emini Salihu, nënkryetare, Tinka Kurti dhe sekretare organizative, Agnesa Kastrati.

Teksa anëtare të kryesisë u zgjodhën: Saranda Bogujevci, Fitore Pacolli, Nazlie Balaj, Arjeta Fejza, Arijeta Rexhepi, Shaipe Metaj-Isufi, Fatmire Cecelia, Nita Shehu dhe Rinë Zhitia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *