Përdorimi i dronëve kamikazë në Ukrainë. BE do të sanksionojë 8 persona dhe subjekte
Lista do të finalizohet në kohë për një takim të liderëve evropianë që fillon të enjten vonë.
“Tani që kemi mbledhur provat tona të mjaftueshme, puna po vazhdon në Këshillin Europian në funksion të një reagimi të qartë, të shpejtë dhe të vendosur të BE-së”, tha Nabila Massrali, një zëdhënëse e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Të hënën, Borrell tha se provat ishin ende duke u mbledhur për përdorimin e supozuar nga Rusia të dronëve iranianë.
Rruga Press