Bota

Kremlini: Katër rajonet e aneksuara nga Ukraina janë nën mbrojtjen bërthamore të Rusisë

Katër rajonet e pushtuara të Ukrainës që Vladimir Putini i ka aneksuar në Rusi janë nën mbrojtjen e arsenalit bërthamor të Moskës, ka njoftuar Kremlini sot.

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson janë pjesë të patjetërsueshme të Federatës Ruse [dhe] siguria e tyre garantohet në të njëjtin nivel si pjesa tjetër e territorit të Rusisë.”

Lexo më shumë  Biden: Rizgjidhja e presidentes proevropiane në Moldavi, dëshmi e “dështimit” të Rusisë

Ky është treguesi më i qartë se Moska do të përdorë armët e saj bërthamore për t’i mbrojtur rajonet, dhe vjen ndërsa Putini rrit sulmet ndaj Ukrainës duke synuar objektet e energjisë dhe ujit të Ukrainës.

Kievi u ka kërkuar aleatëve të tij perëndimorë për më shumë mbrojtje ajrore për të ndihmuar në mbrojtjen e termocentraleve, pasi presidenti Zelensky thotë se një e treta janë shkatërruar brenda pak më shumë se një jave, pikërisht me fillimin e dimrit.

Lexo më shumë  Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike nga janari

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *