Clarke: Në jug të Ukrainës po ndodh diçka e madhe
Një ndërprerje e lajmeve nga jugu i Ukrainës do të thotë se “diçka e madhe po ndodh”, ka thënë eksperti ushtarak, profesor Michael Clarke për Sky News.
Profesori Clarke, ish-drejtor i përgjithshëm i Royal United Services Institute, tha: “Ukrainasit kanë bërë një ndërprerje të plotë të lajmeve mbi atë që po ndodh në rajonin e Khersonit, ku rusët po mbajnë një linjë midis Snihurivka dhe Mylove, linjë që ata kanë mbajtur për më shumë se një javë, teksa ukrainasit lëvizin në jug.
“Kur ukrainasit bëjnë ndërprerje të publikimit të lajmeve dhe informacioneve, kjo do të thotë se diçka po ndodh. Ata e kanë bërë gjithmonë këtë më parë kur ka një shtytje të madhe ofensive. Mendoj se në 48-72 orët e ardhshme ata mund të na tregojnë se çfarë po ndodh. Tani me siguri diçka e madhe po ndodh, mund të dështojë, mund të mos funksionojë, por në të kaluarën ka funksionuar.”
Ndërkohë, rreth 100 gra – të gjitha nga fabrika e çelikut Azovstal – janë liruar gjithashtu në një shkëmbim të burgosurish.
Duke treguar pamjet e lirimit të tyre, Profesor Clarke tha: “Këto gra po dalin të gjitha, disa prej tyre janë në luftime, ato po ecin në rresht – po dalin dhe pothuajse po marshojnë.
“Ja ku janë, ato mbajnë kokën lart, po dalin me krenari dhe kjo po u çon një mesazh rusëve dhe pjesës tjetër të botës.”
Rruga Press