Lajme

Murati: Pagesa e pensioneve bashkë me shtesën prej 100 euro për muajin tetor është kualifikuar

Ministri Hekuran Murati njoftoi se pagesa e pensioneve bashkë me shtesë prej 100 euro-ve për muajin tetor është miratuar.

Postimi i plotë:

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot është bërë edhe pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar.

Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor.

300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti, nënkupton:

✅25% më shumë mbi pensionin bazik,

✅ 9.4%-13.7% më shumë mbi pensionin kontributpagues, dhe

✅ 6%-25% për kategoritë tjera të pensioneve.

Për një shtet për të gjithë!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *