KryesoreLajme

Një serb i akuzuar për vrasjen e 33 shqiptarëve në Pejë, arrestohet në Hungari – pritet të ekstradohet në Kosovë

Një gjykatë në Budapest të Hungarisë lëshoi ​​të hënën një urdhër ekstradimi të përkohshëm për një serb të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë.

Ai akuzohet për vrasjen e 33 shqiptarëve të 23 vite më parë në lagjen “Kristal” në Pejë.

Përveç tij, edhe dy serbë të tjerë dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Prokuroria e Përgjithshme e Budapestit njofton se i akuzuari është arrestuar mbi urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

“Urdhër-arresti është lëshuar shtatorin e kaluar për shkak të krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile”, thuhet në deklaratë.

Tutje theksohet se gykata hungareze, do të shqyrtojë procesin e ekstradimit të të dyshuarit dhe se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë hungareze të Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Ndryshe, në shkurt të 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur fajtor të akuzuarin për krime lufte në lagjen “Kristal” të Pejës, Zoran Gjokiq.

Ai u dënua me 12 vite burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *