Lajme

Ambasadori gjerman në Kosovë: Të gjendet zgjidhje e shpejtë për vizat

Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi të martën, se duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për çështjen e liberalizimit të vizave, duke shtuar se Gjermania e ka mbështetur Kosovën në tri fusha strategjike.

Ai u shpreh në tryezën “Agjenda Evropiane 2022”, se Ballkani është pjesë e Bashkimit Evropian dhe sipas tij, anëtarësimi i 6 vendeve të rajonit është prioritet i politikës së jashtme gjermane.

“Për Kosovën, Gjermania ka mbështetur reforma në tri fusha strategjike, në qeverisjen e mirë, agjenda e gjelbër dhe në punësim. Për integrimin në BE, Gjermania ka mbështetur gjatë gjithë kohës institucionet e Kosovës. Me lejoni të sqaroj edhe një gjë, kancelari gjerman ka thënë se Ballkani është pjesë e BE-së dhe anëtarësimi i këtyre 6 vendeve është prioritet i politikës së jashtme të Gjermanisë. Për liberalizimi e vizave na duhet një zgjidhje e shpejtë këtu, e ardhmja e Kosovës është te BE-ja”, u shpreh Rohde.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Ambasadori i Çekisë, Pavel Bilek, deklaroi se presidenca çeke ka qenë e suksesshme që të hap diskutimet për viza pas një kohe të gjatë.

Të shohim në anën pozitive. Shtetet anëtare nuk e kanë vënë bë pikëpyetje liberalizimin e vizave. Unë nuk jam këtu personi i duhur që të flasë për detaje ose të flasë për pozicionet që kanë marrë vendet anëtare. Nuk është detyra ime. Pozitive është që është vendosur të diskutohet për liberalizim. Diskutimet do te vazhdojnë muajt e ardhshme”, deklaroi Bilek.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Në Bruksel, më 13 tetor, për herë të parë është zhvilluar diskutimi në grupin punues të Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Franca, një vend i cili deri më tash më së shumti ka qenë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, kësaj radhe nuk është shprehur kundër, por ka propozuar që liberalizimi i vizave të lidhet me sistemin ETIAS, që është një sistem i ri i vendosur nga BE-ja ku qytetarët e shteteve që kanë liberalizimin e vizave duhet të regjistrohen në këtë sistem para se të udhëtojnë. Një regjistrim pastaj do të ishte i vlefshëm për tre vjet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *