Lajme

Haxhiu: Testi i virgjërisë, si vepër penale për mbrojtjen e grave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se vendimi për ta kryer testimin e virgjërisë si vepër penale, erdhi pas raportimeve të kahershme të mjekësisë ligjore, se shumë njerëz e kryejnë këtë test.

Ajo deklaroi të hënën në EuronewsAlbania se nëpërmjet veprës penale, synohet mbrojtja e grave, derisa theksoi se ky problem është evident edhe në Shqipëri.

“Më duhet ta kundërshtoj fuqishëm se nuk besoj se ka të bëjë me fenë, është gabim ta thuash. Si Kosova dhe Shqipëria kanë probleme të njëjta në këtë drejtim, dhe raste të tilla të testit të virgjërisë bëhen edhe në Shqipëri, ndaj edhe Shqipëria duhet ta hapë si diskutim këtë për të mbrojtur gratë”, u shpreh Haxhiu.

Lexo më shumë  Shqipëria e dy shpejtësive, PBB-ja rritet, por varfëria kërkon një shekull për t’u zhdukur

Për rastin e dhunimit të 11-vjeçares, Haxhiu deklaroi se dështoi sistemi duke shtuar se gratë dhe vajzat nuk janë të sigurta në shtëpitë e tyre.

Për ndryshimet në Kodin Penal, ministrja e Drejtësisë tha se synohet të korrigjohet mentaliteti patriarkal, që siç u shpreh ajo, ekziston edhe në sistemin e drejtësisë.

“Në Kosovë ndryshimet në kodin penal janë pritur shumë mirë. Gratë dhe vajzat në Kosovë nuk janë të sigurta në shtëpitë e tyre. Një përqindje e vogël e dhunës raportohet. Në rastin e vajzës 11-vjeçare kemi parë dështimin e sistemit që nuk ka mundur ta mbrojë”, tha Haxhiu.

Lexo më shumë  Deputetët e Bundestagut urojnë Kurtin, theksohet mbështetja për Kosovën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *