Bota

Biliçik: BE-ja pret nga Serbia të vendosë vija të kuqe ndaj Rusisë

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Biliçik, ka kërkuar nga Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Ai ka thënë se duan që Serbia të zgjedhë Evropën dhe të ndërtojë besim me partnerët evropianë.

“Institucionet e BE-së presin nga të gjitha vendet serioze të anëtarësimit, duke përfshirë Serbinë që të vendosë vija të qarta të kuqe ndaj Rusisë dhe të dërguarve të saj politikë, derisa Moska vazhdon sulmin brutal ndaj Ukrainës”, ka shkruar ai në Twitter.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Ish-kryekuvendari i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia duhet të vendosë vetë nëse do t’i vendosë sanksione Rusisë dhe se kjo nuk është çështje e Bashkimit Evropian.

Rruga Press

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *