Bota

“Hakmarrja” e Putinit bëhet më e egër, sulmet me dronë nuk ndalen në Kiev

Të tjera shpërthime janë dëgjuar në Kiev, pas raportimeve se në mëngjes kryeqyteti ukrainas ishte goditur nga dronët kamikazë rusë.

Kjo ishte hera e parë që nga fillimi i lufta që rusët godasin qendrën e kryeqytetit, pas një serie sulmesh që nisi ndaj Ukrainas, pas sulmit në urën e Krimesë, gjë për të cilën Moska akuzon Kievin.

The Guardian raporton se ka pasur të paktën 9 sulme.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Autoritetet ukrainase nuk kanë bërë ende të ditur nëse ka viktima, por ajo që dihet është se ka dëme materiale.

Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko postoi në Telegram duke paralajmëruar për sulme të mëtejshme në qytet.

“Dy shpërthime të tjera në lagjen Shevchenkov. Qëndroni në strehimore!”, tha ai.

Sulmet vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se shumica e objektivave të përcaktuara të sulmeve ishin goditur, duke shtuar se qëllimi i tij nuk ishte të shkatërronte Ukrainën.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Duke folur me gazetarët pas një samiti me krerët rajonalë në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, udhëheqësi rus tha se sulmet e fundit kishin shkatërruar 22 nga 29 objektivat në Ukrainë të vendosura nga ushtria dhe se ata po shenjëstrojnë shtatë të mbeturit.

“Nuk ka nevojë për sulme masive. Tani kemi detyra të tjera”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *