Në Ukrainë nuk ka vetëm luftë – 1300 çifte kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë
Lufta e ukrainasve për të çliruar territoret e okupuara prej pushtuesve rus po vazhdon me intensitet të lartë.
Por, kjo nuk i ka penguar disa prej ushtarëve që për një çast të ulin armët për një moment të veçantë në jetën e tyre.
Në Ditën e Mbrojtësve të Ukrainës, më shumë se 1300 çifte kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, njoftoi Ministria e Drejtësisë.
Kujtojmë se edhe në ditët e para të luftës ka pasur këso momentesh të lumtura në mesin e luftëtarëve dhe civilëve.
Theksojmë se rusët filluan pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale.
On the Day of Defenders of #Ukraine, more than 1300 couples registered their marriages, reports the Ministry of Justice. pic.twitter.com/OHRyO93cOn
— NEXTA (@nexta_tv) October 15, 2022
Rruga Press