Lajme

Shqiptarët duhet t’ia hapin sytë njëri-tjetrit, jo t’ia mbyllin

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka thënë se shqiptarët duhet t’ia hapin sytë njëri-tjetrit referuar rastit të së premtes kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Berlin si me shaka ia mbylli sytë me duar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Muja ka thënë se nëpër momentet e rëndësishme gjeopolitike nëpër të cilat po kalon bota, e Kosova bashkë me të, shqiptarët duhet të jenë më afër.

“Do të doja që politikanët shqiptarë t’ia çelin sytë njëri tjetrit pak më shumë, është shumë me rëndësi. Po kalojmë momentet më vendimtare gjeopolitike. Bota nuk është e njëjtë krahasuar me para 25 shkurtit 2022. Beteja është mes autokracive dhe demokracive. Një akter që e kemi këtu afër kojshi, janë shumë të afërt me ta (Rusinë) edhe në koordinim të politikave, me baza ushtarake pranë Kosovës, dallimi është shumë i madh. Nganjëherë shkojmë në Strasburg dhe evropianët çuditen me Ballkanin, veçanërisht me Vuçiqin”.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Muja ka thënë se autokracia që e ka instaluar Aleksandër Vuçiqi është tentuar të kopjohet edhe në rajon.

Ndërkohë, shtoi se shqiptarët duhet të reflektojnë për interesat e përbashkëta dhe jo t’ia mbyllin sytë njëri-tjetrit.

“Mua më pengojnë afërsitë me Vuçiqin, jo për shkak të përkatësisë së tij, por për shkak të stilit të tij dhe autokracisë që ai e ka instaluar. Autokracia që e ka instaluar Vuçiqi ka pasur tendenca që të kopjohet në rajon. Ne në Kosovë kemi qenë ndoshta të parët që kemi thënë jo, dëshira jonë është ta ndërtojmë stilin tonë të demokracisë”.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

“Shqiptarët në Ballkan kanë nevojë të reflektojnë mbi këto prioritete, orientimi gjeostrategjik euroatlantik, stili demokracia si mekanizëm për të arritur tek evropianizimi dhe interesat e shqiptarëve në Ballkan duhet të shihen në këtë kornizë. Shqiptarët t’ia qelin sytë njëri tjetrit më shumë, jo t’ia mshelin”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *