Autoritetet ukrainase i përgjigjen Elon Muskut pasi Space X nuk dëshiron më të dërgojë internet falas për Ukrainën
Zyrtarët ukrainas iu përgjigjen Elon Muskit, njeriut më të pasur në botë dhe themeluesit të Teslas dhe SpaceX, i cili njoftoi se kompania e tij nuk mund të paguajë më për shërbimet e rëndësishme të Starlink, pra internetin satelitor, por pret që koston ta paguajë Pentagoni.
Që prej kur arritën fillimisht në Ukrainë gjatë pranverës, terminalet e internetit të satelitit Starlink të prodhuara nga SpaceX, kompania e Elon Musk, kanë qenë burime vitale të komunikimit për ushtrinë ukrainase, duke i lejuar ata që të luftojnë dhe të qëndrojnë të lidhur në rrjet, edhe pse rrjetet e tyre celulare dhe të internetit ishin shkatërruar në luftën e tyre me Rusinë.
“Le të jemi të sinqertë. Na pëlqen apo jo, Elon Musk na ndihmoi të mbijetojmë në momentet kritike të luftës. Biznesi ka të drejtën për strategjitë e veta. Ukraina do të gjejë një zgjidhje që Starlink të vazhdojë të punojë. Ne presim që kompania të vazhdojë të ofrojë një lidhje të qëndrueshme deri në fund të negociatave”, ka njoftuar në Twitter, Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Let's be honest. Like it or not, @elonmusk helped us survive the most critical moments of war. Business has the right to its own strategies. 🇺🇦 will find a solution to keep #Starlink working. We expect that the company will provide stable connection till the end of negotiations.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) October 14, 2022
Theksojmë se deri më tani rreth 20 mijë terminale të satelitit Starlink i janë dhuruar Ukrainës.
Me këtë, Musk kishte njoftuar përmes Twitterit se “ky operacion i kushtoi 81 milionë euro SpaceX dhe deri në fund të vitit do ta kalojë shifrën e mbi 100 milionë eurove”.
Dokumentet e marra nga CNN tregojnë se muajin e kaluar SpaceX kishte dërguar një letër në Pentagon ku ata bënin të ditur se më nuk mund të vazhdojnë ta financojnë shërbimin e Starlink siç kanë bërë deri më tani.
Në letër gjithashtu kërkohej që Pentagoni ta marrë përsipër financimin për përdorimin e Starlink nga qeveria dhe ushtria ukrainase, për të cilën SpaceX pretendon se mund të kushtonte më shumë se 120 milionë euro për deri në fund të vitit, dhe mund të kushtojë deri në afro 400 milionë euro për 12 muajt e ardhshëm.
Rruga Press