Bota

DW: Sapo nisi, ç’është projekti evropian i Mburojës së Qiellit?

Në kuadër të nismës European Sky Shield, 15 shtete, përfshirë Hungarinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, do të blejnë bashkërisht sistemet më moderne të mbrojtjes ajrore, shkruan Deutsche Welle.

Gjermania dhe 14 vende të tjera nisën një projekt për të ndërtuar një sistem më të mirë evropian të mbrojtjes ajrore.

Në kuadër të takimit të NATO-s në Bruksel, ministrja gjermane e mbrojtjes Christine Lambrecht dhe kolegët e saj nënshkruan një deklaratë mbi Iniciativën Evropiane të Mburojës së Qiellit.

Kjo nismë synon të eliminojë të metat e mburojës aktuale të NATO-s për Evropën, sipas DW, pasi thuhet se ka mangësi kur bëhet fjalë për raketat balistike që arrijnë lartësi të mëdha, por edhe në mbrojtje kundër dronëve dhe raketave të lundrimit.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Ndryshimimi i situatës së sigurisë

DW shkruan se në sfondin e nismës gjermane është lufta ruse kundër Ukrainës, se NATO vlerëson se kjo luftë ndryshoi rrënjësisht situatën e sigurisë në Evropë dhe se për këtë arsye nevojiten përpjekje shtesë për përmirësimin e mbrojtjes ajrore.

Deri më tani, mbrojtja ajrore evropiane është fokusuar kryesisht në kërcënimet e mundshme nga Irani.

Si pjesë e iniciativës, European Sky Shield, ndër të tjera, duhet të blejë sisteme të përbashkëta armësh, të cilat janë më të lira dhe kështu mbulojnë një zonë të madhe.

 “Kështu ne përmbushim përgjegjësinë tonë të përbashkët për sigurinë në kontinentin tonë,” tha Lambrecht në takimin në Bruksel.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë përfaqësues të Hungarisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Rumanisë, Sllovakisë, Republikës Çeke, Norvegjisë, Finlandës, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Holandës, Belgjikës dhe Britanisë së Madhe.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Gjermania ka 12 sisteme Stinger

Për rreze të shkurtër dhe luftime kundër avionëve dhe helikopterëve, Gjermania ka aktualisht raketa anti-ajrore Stinger, të cilat qëllohen nga supi dhe të cilat i janë dorëzuar edhe Ukrainës.

Për distanca të mesme ekziston një sistem më i madh Patriot.

Gjermania ka gjithsej 12 sisteme të tilla, por ato nuk janë aspak të mjaftueshme për të mbrojtur të gjithë vendin.

Kur bëhet fjalë për mbrojtjen kundër raketave balistike që arrijnë lartësi të mëdha, Bundeswehr-i praktikisht nuk ka zgjidhje, shkruan DW dhe thekson se zgjidhja mund të jetë sistemi izraelit Arrow 3, si dhe se Berlini po shqyrton blerjen e sistemeve të tjera Patriot dhe IRIS-T.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *