Bota

Parlamenti Evropian: Serbia duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse dëshiron të vazhdojë negociatat me BE-në

Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian miratoi me shumicë votash një raport, në të cilin kërkohet që negociatat për anëtarësim me Serbinë të kushtëzohen me harmonizimin e Beogradit zyrtar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, d.m.th. vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Raporti thekson se është e nevojshme t’i jepet përparësi përafrimi i vendeve kandidate me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

“Negociatat e anëtarësimit me Serbinë duhet të avancohen vetëm nëse vendi respekton sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe arrin përparim të rëndësishëm në reformat e nevojshme për BE-në”, thuhet në raportin që u miratua sot.

Eurodeputetët i bënë thirrje Serbisë që në mënyrë sistematike të respektojë masat dhe politikën kufizuese të BE-së ndaj Rusisë dhe të tregojë përparim në demokraci, sundim të ligjit dhe të pranojë vlerat dhe prioritetet e BE-së, raporton nova.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Ata gjithashtu kërkuan që të gjitha fondet e BE-së për Serbinë të paguhen, veçanërisht të gjitha projektet e financuara nga plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të sigurohet që të gjitha shpenzimet e BE-së të jenë plotësisht në përputhje me qëllimet dhe interesat strategjike.

Raporti i përmendur duhet të shkojë në seancën plenare të Parlamentit Evropian në nëntor dhe nëse votohet do të bëhet rezolutë zyrtare. Rezolutat e Parlamentit Evropian janë këshilluese për institucionet e tjera të BE-së, si Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Në raport, PE-ja ka folur edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja. Aty u kërkua një angazhim më i madh i palëve për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë, përmes njohjes së ndërsjellët.

PE-ja po ashtu nënvizon se nuk duhet të ketë alternativë procesit të zgjerimit. Madje, në raport propozohet që negociatat e anëtarësimit me vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, të përmbyllen deri në fund të kësaj dekade.

BE-ja, sipas raportit, duhet të punojë që ndihma e saj të jetë më e dukshme, në mënyrë që të rrisë ndikimin në rajon dhe më gjerë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *