Bota

Biden: Rusia nuk mund të ndryshojë kufijtë me forcë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se mesazhi i botë ishte i qartë, pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (UNGA) miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë të mërkurën që dënon aneksimin e katër zonave të Ukrainës nga Rusia si të paligjshme, sipas CNN.

“Rusia po shkatërron themelet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Rusia nuk mund të fshijë një shtet sovran nga harta. Rusia nuk mund të ndryshojë kufijtë duke Rusia nuk mund të marrë në kontroll territorin e një vendi tjetër duke e cilësuar pjesë të saj”, tha Biden në një deklaratë të mërkurën.

Lexo më shumë  440 arrestime dhe 31 të plagosur gjatë protestave studentore në Francë

“Pothuajse tetë muaj pas kësaj lufte, bota sapo ka treguar se është më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë që Rusia të mbajë përgjegjësi për shkeljet e saj”.

Rreth 143 anëtarë të Kombeve të Bashkuara votuan për të dënuar përpjekjen e paligjshme të Rusisë për aneksimin e Luhanskut, Donetskut, Khersonit dhe Zaporizhzhisë.

Vetëm katër anëtarë të OKB-së mbajtën anën e Moskës – Bjellorusia, Koreja e Veriut, Nikaragua dhe Siria.

Lexo më shumë  Vuçiq, Moska dhe zgjedhjet në Serbi: Si po përdoret ndikimi rus në betejën për pushtet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *