Bota

Për katër orë, Rusisë iu shkatërruan 18 raketa në qiellin ukrainas

Gjithsej 18 raketa ruse u shkatërruan të martën mbi Ukrainë, njoftuan Forcat Ajrore të Ukrainës, raportoi BBC-ja.

Në njoftim u tha se vala e luftimeve ishte nga ora 09:30 deri në 13:00, derisa ofensiva ukrainase kryesisht u koncentrua në jug të vendit.

Gjatë një konference për media nga Ministria e Mbrojtjes, Yuriy Hnat nga Forcat Ajrore, tha se Rusia sulmoi me raketat Kh-1010 dhe Kh-555. Këto raketa kanë rreze veprimi prej 5000 kilometrave dhe fluturojnë ngadalë.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Hnat shpjegoi se meqë alarmi ra për një kohë të gjatë, Ukraina pati mundësinë t’i shkatërrojë në qiell.

Ukraina po e vazhdon me sukses ofensivën ndaj trupave ruse. Rusia aktualisht është e koncentruar për të sulmuar në Kiev, pasi trupat ukrainase dëmtuan urën e Kërçit, që lidh Krimenë me Rusinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *