Medvedev dhe Zakharova në listën e personave të kërkuar nga inteligjenca ukrainase
Shërbimet e Inteligjencës ukrainase kanë publikuar listën e të kërkuarve, ku bie në sy nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe ish-presidenti i vendit, Dmitry Medvedev, dhe zëdhënësja e ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.
Kjo është raportuar nga agjencia Novosti duke cituar informacione nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kievit.
Në listën e të kërkuarve nga shërbimet ukrainase figurojnë edhe ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shoigu, Sergej Naryshkin, drejtori i Shërbimit Ndërkombëtar të Inteligjencës Ruse, Vladimir Kolokoltsev,
Po kështu edhe Ministri i Brendshëm rus, Nikolaj Patrushev, Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës. dhe Aleksandr Bortnikov, drejtor i Shërbimit Federal të Sigurisë të Federatës Ruse.
Rruga Press