Kryeministri Kurti për dialogun: Ka një iniciativë franko-gjermane për procesin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me iniciatën franko-gjermane për procesin e dialogut.
Kurti ka konfirmuar ekzistencën e një iniciative të tillë dhe ka shtuar se në takimin e 18 gushtit ka propozuar kornizën e përgjithshme të dialogut.
“Unë kam propozuar kornizën e përgjithshme të dialogut, ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron që t’i jap edhe më shumë fuqi zotit Lajçak, sikurse që i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane” – ka thënë Kurti para gazearëve gjatë një vizite në Gjilan.
Kryeministri tha se po diskutohen modele të ndryshme, por që sipas tij nuk ka asgjë përfundimtare e as vendimtare.
“Diskutohen modele të ndryshme por, nuk ka diçka përfundimtare e aq më pak vendimtare që do të mund të thuhet se ky është propozimi franko-gjerman dhe rrjedhimisht diskutojeni tash e jepni vërejtjet. Më shumë ka ide që qarkullojnë Berlin-Bruksel- Uashington por edhe Londër, Romë e Paris e Beograd e Prishtinë” – u shpreh ai.
Kurti tha se ka zotim të plotë mbi transparencën e dialogut, mirëpo nuk mund të hedhë asgjë në opinion për shkak të konfidencilitetit të bisedimeve.
“Kam zotim të plotë për transparencë mbi procesin mirëpo është edhe konfidencialiteti i bisedimeve paralelisht me transprarencën e procesit dhe të gjitha idetë me të cilën ne testohemi nga zyrtarë e diplomatë nga më të ndryshmit nuk mund t’i hedhim në opinion. Duhet diçka të ngurtësohet e më pas të publikohet, përderisa është në gjendje të lëngshme nuk është korrkte nga ana ime ta publikoj. Pas ngurtësimit vjen publikimi”- theksoi kreu i ekzekutivit.
Rruga Press