Rusia sulmon Kievin, Zelensky konfirmon se ka viktima
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar menjëherë pas raportimeve për disa shpërthime në të gjithë vendin këtë mëngjes, duke thënë se rusët “po përpiqen të na shkatërrojnë”.
Sipas mediave të huaja, ai tha: “Po shkatërroni njerëzit tanë që janë duke fjetur në shtëpi në Zaporizhzhia. Po vritni njerëzit që shkojnë të punojnë në Dnipro dhe Kiev”.
Zelensky konfirmoi se si rezultat i sulmeve ka “të vdekur dhe të plagosur”.
“Ju lutemi mos u largoni nga strehimoret. Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj. Le të mbahemi dhe të jemi të fortë”.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes i Ukrainës tha sot se “guximi i vendit të tij nuk do të shkatërrohet kurrë nga raketat e terroristëve, edhe kur ato godasin zemrën e kryeqytetit tonë”.
Our courage will never be destroyed by terrorist's missiles, even when they hit the heart of our capital. Nor will they shake the determination of our allies. The only thing they demolish irriversibly is the future of 🇷🇺 – a future of a globally despised rogue terrorist state.
— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) October 10, 2022
Duke shkruar në Twitter, Oleksii Reznikov tha: “Ata nuk do të lëkundin as vendosmërinë e aleatëve tanë”.
Kyiv now. I heard two explosions, but reports are suggesting around 4. Hasn’t happened here in the capital for a little while, but sadly we were expecting it. pic.twitter.com/8qcgD4M2sM
— Jay Beecher (@Jay_Beecher) October 10, 2022
“E vetmja gjë që ata shkatërrojnë në mënyrë të pakthyeshme është e ardhmja e Rusisë – e ardhmja e një shteti mashtrues terrorist të përbuzur globalisht”.
Rruga Press