KryesoreLajme

Kuvendi i Kosovës miraton në lexim të parë projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë, Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë. Pas debatit mes pozitës dhe opozitës, me 58 vota për, ky projektligj ka marrë mbështetjen në lexim të parë.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka njoftuar se në votim kanë votuar kundër katër deputetë.

“Me 58 vota për, 4 kundër dhe asnjë abstenim konstatojë se projektligji miratohet”, ka thënë Bogujevci. 

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjit nr.08/L-177 për Themelimin e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Lexo më shumë  Kurti në Londër flet për rolin kyç të NATO-s dhe kërcënimet autokratike ndaj sigurisë së Kosovës

Kundër miratimit të këtij ligji ishin deputetët e opozitës. Vërejtjet e tyre ishin rreth datave rreth hetimeve të krimeve të luftës, përbërjes dhe vënia e këtij Instituti në ombrellën e Qeverisë.

Opozita ka kërkuar që data hetimeve të mos përfshijnë periudhën deri më 31 dhjetori 2000, siç është në projektligji, por deri më 20 qershor 1999.

Ndërkaq ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu i ka ftuar deputetët ta votojnë projektligji dhe u ka bërë thirrje deputetëve që të dërgojnë amandamentimet që ata konsiderojë se duhet ndërhyhet në projektligj.

Lexo më shumë  Kurti: Beogradi zhvillon parada ushtarake aty ku u gjetën eshtrat e 744 shqiptarëve të vrarë

“Themelimi i institutit, do t’i kontribuojë në veçanti përmbushjes të të drejtës së viktimave dhe shoqërisë për të ditur të vërtetën dhe të drejtën për drejtësi, ndjekjes penale, identifikimin e viktimave, planifikimin më të saktë dhe të drejtë të memorialëve, dhe rshikimin e teksteve shkollore. Para se të procedojmë këtë projektligj në Kuvend, ne kemi adresuar edhe ndryshimin në kodin e procedurës penale që ndërlidhen me gjykimin në mungesë për kriminelet e luftës, dhe jemi duke punuar në strategjinë për drejtësinë tranzicionale” – tha Haxhiu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *