Lajme

Murati: Ligji e thekson qartë se s’mund të paguhet dikush pa punuar

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se askush s’mund të paguhet pa punuar.

Gjatë interpelancës së tij të premten në Kuvend lidhur me mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve, Murati ka thënë se duhet të sigurohen që organizatat buxhetore e respektojnë ligjin.

“Nuk mund të paguhet dikush pa punuar, kjo është çështja dhe mbi këtë bazë ne duhet të sigurohemi se organizatat buxhetore e respektojnë ligjin. Ka tendencë që paraja publike të shpenzohet pa qenë në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi”, ka thënë Murati.

Lexo më shumë  Fillon edicioni i 23-të i panairit ndërkombëtar “EXPOKOS”, Kurti: Panairet si ky janë të rëndësishëm për të njohur inovacionet në biznes

Ai ka përmendur nenin 18 të Ligjit për Greva.

“Në rastin e ngritur këtu për interpelancë bëhet fjalë për pagesën e punëtorëve apo stafit që janë apo kanë qenë në grevë, ligji për grevat, neni 18 paragrafi 1 e thekson qartë se përgjatë kohës sa personat ose punëmarrësit janë në grevë marrëdhënia e punës, pra obligimet nga kontrata e punës që ka të bëjë detyrimi për të punuar por edhe obligimi për të paguar pra pezullohen, me fjalë të tjera nuk mund të paguhet dikush pa punuar, pra kjo është çështja dhe mbi këtë bazë normalisht që ne duhet të kërkojmë dhe sigurohemi që organizatat buxhetore e respektojnë ligjin, këtë e kemi bërë dhe këtë do ta bëjmë çdo herë sa herë që shohim apo vihemi në dijeni që ka bazë për dyshime se nuk përfillen ligjet dhe ka tendencë që paraja publike të shpenzohet pa qenë në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi”, ka thënë Murati.

Lexo më shumë  Ndalet kontrabandimi i medikamenteve, Dogana i gjen në gomat rezervë të veturës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *