Dogana e Kosovës në Prizren kap mbi 1 ton duhan të kontrabanduar
Dogana e Kosovës ka kapur mbi 1 ton duhan dhe cigare të kontrabanduar. Vlera e duhanit të konfiskuar llogaritet të jetë mbi 50 mijë euro.
Njësitë e Doganës kanë gjetur duhanin pas bastisjes në një depo në rajonin e Prizrenit.
Sipas njoftimit të Doganës pas bastisjes janë gjetur: 822 kg duhan i grirë, 28 pako cigare (1 pako =10kg), dhe 1 makinë për grirjen e duhanit.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.