Bota

Ukraina ia shkatërroi Rusisë mbi 60 për qind të dronëve kamikazë

Forcat e Armatosura të Ukrainës njoftuan se Rusia i përdori 86 dronë kamikazë që nga shtatori, e 60 për qind prej tyre u shkatërruan në fushëbetejë, raportoi BBC-ja të enjten.

Në këtë periudhë, sipas gjeneralit Oleksiy Gromov, 20 raketa të llojeve të ndryshme u hodhën mbi territorin ukrainas, përfshirë 13 raketa balistike.

Lexo më shumë  Shefi i marinës finlandeze thotë se prania e Rusisë në Detin Baltik mund të ketë arritur kulmin për momentin

“Armiku përdori gjithashtu 46 dronë Shahed-136, për t’i shënjestruar objektet ushtarake, infrastrukturën civile dhe pozicionet e trupave”, deklaroi Gromov.

Të enjten u raportua se trupave ruse u janë konfiskuar mbi 400 tanke, 92 armë vetëlëvizëse dhe 195 transportues të blinduar.

Trupat ukrainase shënuan sukses në ofensivat e fundit ndaj caqeve ruse. U regjistruan edhe disa shkëmbime të robërve të kapur.

Lexo më shumë  Demokratët paralajmërojnë hetime ndaj Elon Musk, Stephen Millerit dhe kompanive të mëdha pas fitores në zgjedhje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *