Lajme

Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako lirohet nga qelia, Prokuroria: Do ankimojmë vendimin

Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK) deklaroi se është kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për zëvendësimin e masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

Për Euronews Albania, SPAK është shprehur nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar dhe se do të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Lexo më shumë  Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej impianti i plehrave i Fierit.

Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.

Lexo më shumë  Gjykata e Lartë lë në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *