Bota

(Video) Ushtarët rusë dorëzohen tek ushtarët ukrainas, ngrenë flamurin e bardhë

Përparimi i ushtirsë ukrainase në frontet e Ukrainës lindore dhe jugore i gjen njesite ruse të rraskapitura dhe me nje numër të lartë viktimash.

Në shumë raste rusët kanë braktisur pajisur e tyre dhe janë gati të dorëzohen.

Dëshmia më e gjallë është një video e cila tregon forcat ukrainase në jug në rajonin Kherson një nga fronte kur Ukraina po pëparon vazhdimisht.

Lexo më shumë  Politico: Rusia krijon kampe trajnimi në Serbi dhe Bosnje për agjentë sabotazhi në Evropë

Në video shihen rusët brenda një automjeti të blinduar BMP-2 duke ngritur flamurin e bardhë.

Ata dalin nga automjeti dhe shtrihen në tokë.

Menjëherë ukrainasit i kontrollojnë fizikisht dhe i arrestojnë gjatë marrjes në dorëzim të mjetit.

Një numër i madh automjetesh ushtarake ruse, nga tanket e deri te kamionët , por edhe municione të të gjitha llojeve kanë rënë në duart e forcave ukrainase, siç tregojnë dhe shumë video të publikuar dhe në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse – strehohet në Moskë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *