Lajme

Alternime kthjellimesh e vranësirash, si parashikohet të jetë moti për sot

Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat do të jenë më të dukshme në zonat malore.

Ndërsa, sipas Meteoalb, në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht vranësirat të shfaqen në një pjesë të mirë të territorit, por nuk do të sjelli reshje në vend. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi
Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Kosova
Kosova në pjesën më të madhe të territorit parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve pothuajse përgjatë gjithë 24_orëshit. Ndërsa zonat Veriore dhe pjesërisht Qëndrore do të jenë me orë të shumta me diell, por pas mesdite do të kenë dhe kalime të lehta të vranësirave.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditë do të sjelli në Maqedoninë e Veriut orë të shumta me diell në të gjithë vendin.  Por në pjesën e dytë të ditës pritet që në zonat Veriore të ketë kalime të lehta dhe të përkohshme të vranësirave, të cilat nuk do të sjellin reshje. Ndërsa pjesa tjetër e MV do të vijoj në dominim e kthjellimeve. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *