Bota

Çfarë thotë analisti britanik nga Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes për jugun e Ukrainës

Ed Arnold, analist në Institutin britanik të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Royal United Services, gjatë një interviste dhënë për Sky News, ka komentuar zhvillimet e fundit në vijën e frontit në Ukrainë.

Arnold thotë se “Ukraina tashmë ka arritur qëllimin primar politik”, përkatësisht i ka treguar “Perëndimit se mund të çlirojë territorin e saj duke përdorur armët që i janë dërguar nga vendet perëndimore”.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

“Tani po kalojnë drejt qëllimeve ushtarake. Fillimisht, çlirimin e sa më shumë qyteteve dhe fshatrave para ardhjes së dimrit. Ata duan të sigurohen që territoret nën kontrollin e rusëve, janë nën rrezen e sistemit të tyre me rreze të gjatë, me qëllim që të mund të dobësojnë kapacitetet ruse”, theksoi Arnold.

Analisti britanik thotë se Ukraina nga 24 deri në 48 orët e fundit, ka arritur të çlirojë tetë qytete në jug të rajonit Kherson.

“Fronti rus praktikisht ka filluar të kolapsojë. Kur të ndodhë kjo, ushtarët do të kenë nevojë për eprorë që do t’i trimërojnë, kurse rusët aktualisht këtë nuk e kanë”, bëri të ditur Anrold, duke shtuar se ushtria ruse në jug “nuk ka zënë pozicione të mira mbrojtëse”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *