Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia paralajmëron SHBA-në për rrezik të drejtpërdrejtë të përplasjes ushtarake

Vendimi i SHBA-së për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë “rrit rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake” midis Rusisë dhe Perëndimit, ka paralajmëruar Moska.

Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov, tha se ishte një “kërcënim i menjëhershëm” për Moskën, duke e përshkruar SHBA-në si “pjesëmarrës në konflikt”.

Më herët, SHBA-ja njoftoi një ndihmë ushtarake prej 625 milionë dollarësh për Ukrainën, shkruan BBC.

Armatimi i avancuar i SHBA-së është vlerësuar se ka ndihmuar Ukrainën të marrë vrull kundër forcave pushtuese ruse.Trupat ukrainase kanë bërë përparime të rëndësishme në veri-lindje dhe jug të vendit gjatë javëve të fundit.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Pajisja më e fundit amerikane përfshin katër nga sistemet e shumta të raketave Himars me precizion të lartë.

Pasi pësoi një varg humbjesh të mëdha në fushën e betejës në Ukrainë në javët e fundit, Rusia është zotuar të mbrohet me të gjitha mjetet e disponueshme – duke mos përjashtuar përdorimin e armëve të saj bërthamore.

“Ne i bëjmë thirrje Uashingtonit të ndalojë veprimet e tij provokuese që mund të çojnë në pasojat më të rënda”, tha ambasadori rus.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Paralajmërimi i Antonov vjen menjëherë pasi presidenti i SHBA-së  Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris diskutuan bashkëpunimin e mëtejshëm ushtarak me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. 

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë theksoi se “Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurrë aneksimin e supozuar të Rusisë të territorit ukrainas”.

Uashingtoni ka dhënë gati 17 miliardë dollarë në mbështetje ushtarake për Kievin që kur presidenti rus Vladimir Putin pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *