Borisov në kërkim të koalicionit, i gatshëm të heqë dorë nga posti i kryeministrit
Ish-kryeministri bullgar Boyko Borisov deklaroi këtë të martë se partia e tij e qendrës së djathtë, Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB) do të hyjë në bisedime me rivalët politikë, në përpjekje për të formuar një qeveri pas fitores së zgjedhjeve.
GERB fitoi zgjedhjet e 2 tetorit me 25.3 për qind të votave, por përballet me probleme të shumta.
Borissov u shpreh se do të ishte i gatshëm të mos bëhej kryeministër, madje as ministër, nëse kjo është e nevojshme për një koalicion funksional.
“Unë sugjeroj që të gjithë të mendojnë dhe të përpiqen të shohin sesi do të shkojnë gjërat pas dy ose tre muajsh. Unë jam gati për të gjitha llojet e kompromiseve dhe lëshimeve në emër të popullit,” tha Borissov në komentin e tij të parë pas zgjedhjeve.
Rivalët e tij kryesorë, Partia e Ndryshimit të Vazhdueshëm, e cila e akuzon atë se ka lejuar rritjen e korrupsionit gjatë qeverisjes së mëparshme të tij, kanë thënë tashmë se nuk do të hyjnë në negociata me GERB për të formuar një qeveri.
Të njëjtën gjë, thanë aleatët e tyre socialistë dhe Partia e Bullgarisë Demokratike.
Rruga Press