Lajme

KESH-i blen 44 milionë euro energji më shtrenjtë se në bursë

44 milionë euro ka shpenzuar Korporata Elektroenergjitke Shqiptare për blerjen e energjisë për 5 ditët e fundit të muajit shtator dhe për plotësimin e nevojave të konsumatorëve gjatë muajit tetor. Në bazë të tenderit të zhvilluar energjia është blerë për periudhën 1-31 tetor dhe ka kushtuar rreth 34 milionë euro. Sipas të dhënave në total është blerë një sasi prej 74,500 megavatorësh me një çmim mesatar prej 455.24 eurosh.

Por kjo blerje ka ardhur në një kohë kur gjatë fundjavës çmimi i energjisë në bursë është ulur dhe në oraret e pikut është shitur edhe nën 300 euro për megavat. Por edhe pse në bursa çmimi ka pësuar rënie të ndjeshme, duket se KESH ka zgjedhur të blejë energji me çmim disa herë më të lartë se në Bursë. E njejta gjë ka ndodhur edhe me tenderin e parafundit të KESH, për blerjen e energjisë për plotësimin e nevojave për datat 21 deri në 25 shtator. Për këtë periudhë Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka shpenzuar  10 mln euro. Në total, KESH njofton se ka blerë 23.400 Mwh, ndonëse në tenderin e hapur u kërkua vetëm gjysma e kësaj sasie, 12.000 Mwh.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Mbetet e paqartë sesi është zhvilluar procedura e blerjes për këtë sasi, ndërkohë që, edhe çmimi me të cilin është siguruar energjia, është më i lartë se në bursë. Sipas KESH, çmimi mesatar me të cilin u ble energjia është 435,80 Euro/Mwh , ndërkohë që Bursa Hungareze, që shërben si referencë për Shqipërinë, u mbyll me një çmim mesatar prej 276.76 Euro/Mwh. Çmimi që raporton KESH nuk është arritur as në pik, pasi sipas Bursës së Hungarisë çmimi mesatar i pikut ishte 302.89 euro/Mwh. Fasha më e shtrenjtë orare në tregun e datës 19 shtator ka qenë 19:00 – 24:00, ku 1 Mwh u tregtua me 380.65 euro, një çmim që gjithsesi është më i ulët se ai që raporton vetë Korporata. Vetëm për blerjet e muajit shtator, KESH ka shpenzuar rreth 45 mln euro. Nuk sqarohet se kush kanë qenë kriteret e përdorura nga KESH që gjatë muajve shtator-tetor ka blerë gati 90 milionë energji me një çmim disa herë më të lartë se bursa.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *