Zelensky ‘tallet’ me planin e paqes të Elon Musk. Reagon ashpër edhe Garry Kasparov
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj Elon Musk, pasi shefi i ‘Teslas’ postoi një sondazh në Twitter me sugjerimet e tij për t’i dhënë fund pushtimit rus.
Musk u kërkoi 107.7 milionë ndjekësve të tij të votojnë për idetë që përfshinin dhënien e territorit Rusisë, shkruan BBC.
Si përgjigje, Zelensky postoi sondazhin e tij duke pyetur përdoruesit nëse u pëlqente më shumë personi më i pasur në botë kur ai mbështeti Ukrainën.
Ukrainas të tjerë kritikuan Musk.
Ambasadori në largim i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk, përdori një shprehje të fortë, të cilën ai e përshkroi si “përgjigjja e tij shumë diplomatike”.
Ndërkohë, edhe mjeshtri rus i shahut Garry Kasparov u tregua mjaft i ashpër në kundërpërgjigje ndaj Elon Musk: “Kjo është idiotësi morale, përsëritje e propagandës së Kremlinit, një tradhti e guximit dhe sakrificës ukrainase”.
Rruga Press