Bota

Bjellorusia konfirmon pjesmarrjen e saj në luftën që Rusia nisi në Ukrainë

Presidenti i Bjellorusisë Alexandër Lukashenko ka konfirmuar hapur se qeveria e tij po merr pjesë në ‘operacionin ushtarak'(siç e quan dhe miku i tij i ngushtë Vladimir Putin luftën në Ukrainë) duke mbështetur Rusinë.

Gjatë shtatë muaj të luftës në Ukrainë, ekzekutivi bjellorus ka bërë përpjekje për të sqaruar shkallën e përfshirjes së saj në ofensivën ushtarake të orkestruar nga Putin.

Megjithatë sot Bjellorusia pranon se po merr pjesë në luftë.

”Ne jemi të përfshirë në këtë luftë. Nuk e fshehim. Por ne nuk kemi vrarë askënd, nuk kemi dërguar ushtarë’ vuri në dukje Lukashenko duke shpjeguar se përfshirja e Bjellorusisë për momentin është e ‘kufizuar’ vetëm për ‘për parandalimin e përhapjes së konfliktit në territorin bjellorus’ ose për të parandaluar një sulm të mundshëm nga Polonia, Lituania dhe Letonia, shkruan agjencia bjelloruse BelTA.
Sipas Lukashenkos, Ukraina ka 15,000 trupa në kufi dhe kanë pajisje vëzhgimi që ndonjëherë shkelin hapësirën ajrore të Bjellorusisë. 

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Ata supozohet se janë shumë të shqetësuar për hyrjen e Bjellorusisë në luftë dhe në të njëjtën kohë vazhdojnë provokimet në kufi ”, shtoi ai.

Presidenti bjellorus, përveç kësaj, ka kritikuar edhe “politikanët perëndimorë” për deklaratat e tyre “cinike” në lidhje me ofensivën e Rusisë në Ukrainë.

“Politikanët perëndimorë bëjnë deklarata cinike në lidhje me Federatën Ruse në nivel ndërshtetëror. Unë nuk do të jap shembuj: ju i njihni mirë. Këto janë edhe deklarata të deputetëve dhe liderëve individualë dhe gjithashtu ato të bëra në Kombet e Bashkuara”, tha Aleksandr Lukashenko.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Sipas kreut të shtetit, qëllimi i këtyre veprimeve është i qartë dhe i thjeshtë: Shtetet e Bashkuara duan të dobësojnë ose largojnë plotësisht Rusinë dhe aleatët e saj nga arena ndërkombëtare, në mënyrë që të përballen me konkurrentin e saj kryesor – Kinën.

 “Ata gjithashtu kërkojnë një varësi të shtuar të Bashkimit Evropian nga Shtetet e Bashkuara. Do të shihni, nëse nuk përmbushen në gjysmë të rrugës, Shtetet e Bashkuara do të shkatërrojnë Bashkimin Evropian”,  është shprehur Lukashenko.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *