Bota

Raketa e Kim Jong-unit kalon mbi Japoni, alarm dhe panik mbi ishull

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike mbi Japoni për herë të parë pas pesë vitesh, duke shkaktuar frikë në të gjithë vendin.

Qeveria japoneze paralajmëroi qytetarët që të bënin kujdes, ndërsa udhëtimet me tren u pezulluan.

Zëdhënësi i lartë i qeverisë japoneze Hirokazu Matsuno, u shpreh se këto veprime të Koresë së Veriut kërcënojnë paqen dhe sigurinë e Japonisë.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Raketa balistike fluturoi mbi Japoninë, ndërsa më pas përfundoi në det. “Ky është një akt i egër dhe ne e dënojmë fuqishëm”, tha kryeministri japonez Fumio Kishida, i cili e vlerësoi këtë veprim të Penianit si barbar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *