KryesoreOpinion/Aktualitet

Këmbanat dhe trombat që (nuk) po dëgjohen

Nga Roland Amzai

10 % inflacioni bazik në Eurozonë duke kaluar rekordin 20 vjeçar.

Inflacioni total në Sh.B.A me 6.2 % përtej pritshmërive për zbutje.

Komentet e anëtarëve të bankave qendrore më të mëdha të planetit, FED dhe ECB komfirmuan se kamatat do të rriten edhe më shumë, për ta ulur kërkesën (inflacionin).

E kjo pashmangshëm do na shpjerë në të kundërtën e “cash flow” , me paranë që kthehet në thesar dhe në institucionet bankare, pra jashtë tregut real.

Duke e kombinuar me tendencën nacionalizimit të sektorëve të mëdhenj energjetikë dhe jo vetëm energjetikë në EU, me tendencën sovraniste deglobalizuese të Sh.B.A sa i përket teknologjisë inovative, e me dollarin që po marshon drejt indeksit DXY me shifrën 120, shenjat nuk janë aspak të mira.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Koha e parajsës fiskale mbaroi.

Qeveritë e shteteve në zhvillim duhet të mendohen 2 herë para se të marrin hua në deviza të forta, kurse nga ana tjetër edhe bankat qendrore perkatese do te detyrohen te ndjekin ritmin e FED, ECB, BOC, BOE.

Tregu i patundshmërive rrezikohet, kurse qeveritë do të kenë më pak mundësi për investime (për pasojë edhe për të vjedhur).

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Kjo do të sjellë tronditje të forta tek elitat e korruptuara kudo, e veçanërisht në Ballkan.

Tragjedia është se pse do të duhej një apokalips, pandemik, postpandemik, lufte me rrezik bërthamor, që populli ta kuptojë që diçka nuk shkon?!

Pse duhet të ndodhin zhvillime emancipuese vetëm kur frigoriferi zbrazet dhe varrezat masive hapen?

Është e trishtë ta mendosh se ndryshimet e mëdha priren të ndodhin vetëm nga elementi i frikës dhe jo i vullnetit e shpresës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *