Shaip Kamberi: Të jemi në krye të kësaj përgjegjësie kombëtare. Regjistrohu ti. Regjistro familjen tënde. Të regjistrohemi të gjithë.
Shkruan Shaip Kamberi në llogarinë e tij të facebookut:
Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës,
Ju, shqiptarë 🇦🇱 që jetoni edhe në brendësi të Serbisë,
Deri më 31 Tetor, bëhet regjistrimi i popullësisë.
Prandaj, duke e patur parasysh rëndësinë e këtij procesi dhe duke e ditur që është moment shumë i rëndësishëm në përgjithësi, Ju ftoj që t’ju përgjigjeni e të regjistroheni që të gjithë.
Në Luginë kemi peshë aq sa jemi.
E jemi shumicë.
Prandaj le ta dëshmojmë e le të jemi në krye të kësaj përgjegjësi kombëtare.
Regjistrohu ti. Regjistro familjen tënde. Të regjistrohemi të gjithë.
Në të njejtën kohë inkurajoj regjistruesit shqiptarë që të jenë në ball të këtij procesi, ta kryejnë punën e tyre me përpikmëri dhe ta ecin çdo familje e çdo shtëpi.
Rruga Press