BotaKryesore

SHBA-ja sanksionon kryeministrin e Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës

Kryeministri i Federatës të Bosnjë dhe Hercegovinës, Fadil Novalliq, dhe Sllobodan Stanoviq, biznesmen i lidhur me liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, janë personat e fundit që Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar.

Më 3 tetor, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Departamentit amerikan të Thesarit, tha se këta dy persona janë sanksionuar për shkak të minimit të institucioneve demokratike “për përfitime personale dhe për të shpërblyer rrjetet e tyre të patronazhit”.

“Ne do të vazhdojmë të shënjestrojnë personat që destabilizojnë rajonin, por edhe mbështetësit e tyre, duke i mbajtur përgjegjës”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E.Nelson.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Thesarit, kryeministri Fadil Novalliq, ka keqpërdorur të dhënat e pensionistëve për përfitimin e partisë së tij, duke shkelur ligjet e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve më 2018, Novalliq përdori të dhënat e pensionistëve, që i kishte marrë përmes pozitës së tij zyrtare, dhe u dërgoi letra me një listë të arritjeve të tij duke premtuar rritje të pensioneve. Ky veprim shkel ligjet e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe reflekton mbi veprimet e tij të përsitura për të përdorur pozitën politike për përfitime personale apo të partisë së tij, duke minuar proceset demokratike apo institucionet e Bosnjë dhe Hercegovinës”, tha SHBA-ja.

Ndërkaq, biznesmeni Sllobodan Stankoviq, një prej njerëzve më të pasur në Bosnjë dhe pronar i një firme inxhinierike, Integral, në Republikën Sërspka, sipas SHBA-së është i lidhur me korrupsion në sektorin e ndërtimit, pasi kompania e tij, ka fituar disa prej projekteve më të mëdha në Republikën Sërpska.

“Shumica e projekteve të mëdha ndërtimore shpesh i jepen Stankoviqit pa garë të hapur dhe të drejtë. Shumica e pasurisë së tij vjen nga paratë publike”, tha SHBA-ja.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Stankoviq po ashtu është ish-pronar i televizionit Alternativa, që është subjekt i sanksioneve të SHBA-së. Kjo media është nën kontrollin personal të anëtarit të presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik.

Dodik po ashtu është në mesin e personave të sanksionuar nga SHBA-ja. Ai fillimisht ishte sanksionuar më 2017 dhe më pas në dhjetor të vitit 2021.

Uashingtoni tha se të gjitha pronat e personave të sanksionuar më 3 tetor do të bllokohen dhe po ashtu do të ndalohet bërja e biznesit me ta nga individët në SHBA.

Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë sanksionuar dhjetëra persona në Bosnjë dhe më 26 shtator vendosën sanksione edhe ndaj Prokurores së Shtetit, Diana Kajmakoviq./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *