Bota

Media ruse: Serbia nuk do të rimarrë kurrë kontrollin mbi Kosovën, Dodik ka nevojë për një precedent

Serbia nuk do të jetë kurrë në gjendje që ta rimarrë kontrollin mbi Kosovën dhe tashmë lufta për të është e humbur.

Kështu shkruan media ruse Vzglyad, në një artikull të datës 30 Shtator 2022, duke shtuar se lideri serb i Bosnjës e Hercegovinës po e kërkon një precedent për ta ndarë Republika Srpskan.

“‘Kosova është Serbi’ në miqësinë ruso-serbe është si një fjalëkalim dhe i tillë do të mbetet. Por si ne ashtu edhe shumica e serbëve e kuptojmë mirë se Beogradi nuk do ta kthejë kontrollin e Kosovës. Gjashtë milionë serbë nuk do të mund të kontrollojnë dy milionë shqiptarë nëse janë të gatshëm të rezistojnë, pavarësisht pozicionit të Shteteve të Bashkuara. Kjo luftë tashmë është e humbur”, shkruan kjo media.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Kjo deklaratë vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi aneksimin e rajoneve Doneskut, Luhanskut, Zaporozhye dhe Kherson në lindje të Ukrainës.

Sipas portalit, ndryshe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili paralajmëroi mosnjohjen e këtyre rajoneve, Dodik do të veproj në mënyrë të kundërt.

“Vuçiq paralajmëroi paraprakisht mosnjohjen e rajoneve DPR, LPR, Zaporozhye dhe Kherson, duke iu referuar mosgatishmërisë për të konfirmuar një precedent të ngjashëm me atë në Kosovë. Dodik veproi në mënyrë të kundërt, për faktin se i duhet precedenti i kundërt dhe ndarjen e Republika Srpskas nga Bosnja e Hercegovinës”, thekson ky portal.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Putini të premten e kaluar ka nënshkruar dokumente për aneksimin katër rajoneve ukrainase në Federatën Ruse. Ky vendim është miratuar nga Duma ruse dhe duhet të konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese e Rusisë, pas së cilës do të bëhet përfundimtar.

Megjithëse zyrtarët rusë pretendojnë se vendimet e aneksimit përfaqësojnë vetëm vullnetin e popullit të shprehur në referendume, shumë vende në botë, si dhe organizata të tilla si Kombet e Bashkuara, kanë theksuar se referendumet dhe vendimet e aneksimit janë të paligjshme nga pikëpamja ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *