KryesoreLajme

Protesta e pedagogëve/ Sindikata: Mos bëni presione dhe intimidime

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka dalë me një deklaratë për mediat këtë të hënë duke paralajmëruar për protestën që do të mbahet ditën e mërkurë më 5 tetor në Universitetin Politeknik.

“Le të bëhemi këtë herë të gjithë bashkë në emër të misionit tonë akademik për ta bërë këtë profesion me misionarë të mirëpaguar. Të mërkurën 5 tetor, ora 11:00, të bëhemi bashkë. Misioni ynë nuk mbetet vetëm brenda mureve të auditoreve. Të jemi bashkë për një vlerësim dinjitioz. Do qëndrojmë fort për të realizuar kërkesat tona legjitime.
Larg interesit politik. Kolegët e unuiversiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin protestën të mërkurën, le ta bëjmë këtë godinë simbolin e qendresës akademike”
.

Sindikata kishte dhe një mesazh për krerët e institucioneve të arsimit të lartë që të mos ushtrojnë presion tek stafet për t’i penguar që të marrin pjesë në protestë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

“Drejtues të institucioneve të arsimit të lartë publik, ju lutem qendroni në lartësinë e detyrës duke mos penguar dhe intimiduar pjesëmarrjen në këtë protestë. Në anën tonë kemi të drejtën e ligjin”.

“Ka pasur shenja në mënyrë direkte për të mos marrë pjesë në grevë, të gjithë rangjet e drejtimit duhet të kenë parasysh këtë fakt. Si pjesëmarrje do të jetë e madhe, ka shumë angazhim e sensibilizim nga pedagogët. Nuk kemi sinjalizime as për rritje pagash as për kërkimin shkencor dhe rivlerësimin e orës mësimore. Sindikata e stafet presin rritje serioze dhe jo lëmosha si theksohet në mënyrë informale”

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

“Ditën e mërkurë protesta nuk do jetë e ngjashme me protestën e Fakultetit të Shkencave, do jetë si një forum ku do marrin fjalën profesorë e përfaqësues të shoqërisë civile të studentëve. Do jetë forum për të mirën e universiteteve. Kjo ështën një lëvizje akademike universitare e stafeve për të mirën e arsimit të lartë lasrg interesave të politikës së ditës. Të gjithë partive të pozitës të angazhohen se kanë fuqinë e pushtetit për të realizuar kërkesat e peticionit, opozita e çdo faktor politik të kontribuojë me programin e tyre politik të fusë më shumë si do realizojnë një arsim publik të lartë cilësor”, thuhet në deklaratë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *