Lajme

Moti për sot në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë

Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24 orëshit, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë orëve të para të ditës në një pjesë të mirë të territorit, por pasditja sjell kalime të lehta të vranësirave.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm në pothuajse gjithë vendin, duke sjellë gjatë paradites kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave. Por në orët në vijim vranësirat do të shpeshtohen duke gjeneruar momente të pakta me pika shiu në skajin Verior.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin e MV, por kryesisht në zonat Verilindore do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Parashikohet që pas mesdite vranësirat gradualisht të shfaqen në të gjithë MV.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Rajoni dhe Evropa

Pjesërisht Evropa Jugore dhe Qëndrore do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe varnësirave kalimtare. Ndërsa me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu do të jenë Brigjet e detit të Zi. Po ashtu në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të shumta do të jetë Veriu dhe Lindja e kontinentit Evropian.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *