KryesoreLajme

Dy organizatat ndërkombëtare demantojnë mediat serbe se po e hartojnë statutin e Asociacionit

Fondacioni gjerman “Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe Institutit Evropian për Paqe kanë përgënjeshtruar raportimin e gazetës serbe “Novosti” se u është besuar detyra për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Dy organizatat tona s’kanë marrë kërkesë apo mandat nga Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, Qeveria gjermane apo ndonjë palë tjetër për të zhvilluar statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Diskutimet tona ishin të brendshme, duke përdorur informatat publike në dispozicion për tema të interesit publik, që është prerogativë e shoqërisë civile”, thuhet në njoftimin e tyre të enjten, në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Gazeta serbe “Novosti” të mërkurën raportoi se dy organizatat ka muaj që po punonin në statut, ndërsa një draft ka dalë edhe në diskutim në Beograd.

“Siç mëson ‘Novosti’ nga qarqet diplomatike, me këtë qëllim është organizuar një takim në Beograd, në ambientet e ‘Aeroklub’, të martën, në të cilin morën pjesë përfaqësues të OJQ-ve serbe dhe shqiptare nga Kosova, misione ndërkombëtare Kosova si dhe diplomatë gjermanë. Atyre iu prezantua drafti i statutit të ardhshëm të Asociacionit, për të cilin mund të bënin komente dhe sugjerime”, ka shkruar “Novosti” të mërkurën mbrëma.

Kjo gazetë nuk ka dhënë informacione se kush i ka autorizuar këto organizata për hartim të statutit, por sipas saj, më pas ai do t’i dorëzohet emisarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e para 10 viteve të arritur në Bruksel. Mirëpo më pas shumë prej neneve të saj u hodhën poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Serbët pretendojnë për krijimin e një asociacioni me kompetenca ekzekutive, ndërkohë Qeveria e Kosova ka përjashtuar mundësinë të krijohet diçka jashtë kornizave që tashmë ka vënë Kushtetuesja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *