Bota

Hollanda pro ndalimit të turistëve rusë në BE

Holanda do të mbështesë propozimet për të ndaluar hyrjen e turistëve rusë në Bashkimin Evropian, deklaroi sot ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra.

“Ne dëshirojmë të bëjmë një dallim midis shtetit rus dhe qytetarëve të tij. Por në të njëjtën kohë, shohim se shumica e njerëzve që vijnë këtu janë rusë shumë të pasur, të cilët shpesh kanë lidhje me regjimin”, tha Hoekstra për transmetuesin holandez RTL.

Lexo më shumë  Rusia humb miliarda nga nafta dhe gazi – të ardhurat arrijnë nivelin më të ulët që nga viti 2020

Kremlini ka kritikuar thirrjet e disa liderëve evropianë për ndalimin e vizave për turistët rusë, duke thënë se propozimet janë absurde dhe manifestimi i fundit i agjendës anti-ruse të Perëndimit. Në një takim në Pragë këtë javë, ministrat e jashtëm të Bashkimit EUropian do të diskutojnë një propozim nga shtetet baltike dhe disa të tjerë për të ndaluar lëshimin e vizave Shengen për rusët.

“Hap pas hapi, për fat të keq, si Brukseli ashtu edhe kryeqytetet individuale evropiane po tregojnë mungesë të plotë logjike”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Vendet nordike dhe ato të Evropës Lindore po mbështesin me forcë ndalimin e plotë të vizave turistike për rusët në përgjigje të veprimeve të Moskës në Ukrainë, duke thënë se udhëtimi në Evropë është një privilegj, jo një e drejtë.

Por vendet e mëdha si Franca dhe Gjermania kundërshtojnë propozimet për të kufizuar vizat për rusët, duke thënë se një hap i tillë do të ishte kundërproduktiv.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *