Bota

Të paktën 15 të vrarë nga përleshja e armatosur në kryeqytetin e Irakut

Të paktën 15 persona janë vrarë nga përleshjet mes forcave irakiane të sigurisë dhe mbështetësve të një kleriku të fuqishëm shiit, të cilat janë zhvilluar gjatë natës të së hënës në Bagdad.

Zyrtarët thonë se dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi mbështetësit besnikë të Muqtada al-Sadr sulmuan pallatin presidencial, raportoi BBC-ja të martën.

Dhuna u ndez pasi Sadr njoftoi tërheqjen e tij nga politika.

Kryeministri i përkohshëm i Irakut ka bërë thirrje për qetësi, derisa ushtria ka shpallur shtetrrethim mbarëkombëtar pas trazirave në disa qytete të tjera.

Luftimet në rrugë shpërthyen gjatë natës, ndërsa luftëtarët shkëmbyen të shtëna me armë zjarri, në një prej rasteve më të dhunshme që goditi kryeqytetin irakian në vitet e fundit.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Pjesa më e madhe e luftimeve është përqendruar rreth Zonës së Gjelbër të qytetit, një zonë që strehon ndërtesa qeveritare dhe ambasada të huaja. Stafi i ambasadës holandeze u detyrua të transferohej në misionin gjerman për shkak të përplasjeve.

Zyrtarët e sigurisë thanë se një pjesë e dhunës ishte midis Brigadave të Paqes, një milici besnike ndaj Sadr dhe anëtarëve të ushtrisë irakiane. Videot e shpërndara në mediat sociale tregonin disa luftëtarë duke përdorur armatim të rëndë, duke përfshirë granata me raketa.

Irani ka mbyllur kufijtë e tij me Irakun në mes të luftimeve dhe Kuvajti u ka kërkuar qytetarëve të tij që të largohen menjëherë nga vendi.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, tha se ai ishte i alarmuar nga ngjarjet dhe bëri thirrje për “hapa të menjëhershëm për të de-përshkallëzuar situatën”.

Në tetor, kandidatët besnikë të Sadr-it fituan shumicën e vendeve në parlamentin e Irakut, por ai nuk arriti të sigurojë vende të mjaftueshme për të formuar qeverinë. Që atëherë, ai ka refuzuar të negociojë me grupet shiite të mbështetura nga Irani, duke shkaktuar pothuajse një vit paqëndrueshmërie politike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *